Loading…

Kapet në kamera personi që dyshohet t’ia ketë marrë jetën deputetit britanik

  • 19/10/2021 | 00:17

Kapet në kamera personi që dyshohet t’ia ketë marrë jetën deputetit britanik

Rrjeti televiziv britanik, Sky News, ka siguruar pamjet e marra nga kamerat e sigurisë të cilat tregojnë një burrë të quajtur Ali Harbi Ali duke ecur përgjatë një rruge në veri të Londrës, disa orë para vrasjes së deputetit konservator në Mbretërinë e Bashkuar, David Amess.


Sipas mediumit në fjalë, 25-vjeçari, i cili është arrestuar nën dyshimin për vrasjen Amess, shihet duke ecur përgjatë trotuarit të premten në mëngjes.

Pamjet në video janë filmuar nga jashtë një dyqani në Highgate Road në orën 8.44 të mëngjesit.

Ali, i cili jetonte disa blloqe larg ngjarjes, mendohet se ishte duke ecur në stacionin hekurudhor Gospel Oak në atë kohë.

Policia po heton lëvizjet e Ali në orët para sulmit.

Deputeti konservator u godit me thikë për vdekje të premten ndërsa ishte duke realizuar një takim elektoral në një kishë. 69-vjeçari ishte duke u takuar me votuesit kur ndodhi sulmi.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: inf[email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë