Loading…

Kapet në Kosovë i kërkuari nga Gjermania për narkotikë, paraqiti dokumente të dyshuara

  • 08/04/2026 | 22:04

Kapet në Kosovë i kërkuari nga Gjermania për narkotikë, paraqiti dokumente të dyshuara

Një aksion i realizuar nga Policia e Kosovës ka çuar në ndalimin e një personi të kërkuar ndërkombëtarisht nga autoritetet gjermane për vepra që lidhen me trafikimin e substancave narkotike, transmeton Gazeta Metro.


Operacioni është zhvilluar nga njësiti për gjurmimin e personave me urdhër-arreste vendore dhe ndërkombëtare. Sipas policisë, i dyshuari është lokalizuar dhe kapur në përputhje me procedurat ligjore në fuqi, ndërsa gjatë kontrollit janë hasur parregullsi në identitetin e tij.

“Gjatë legjitimimit, i njëjti ka paraqitur dokumente identifikimi të huaja me të dhëna që dyshohet se i përkasin një personi tjetër. Lidhur me rastin është njoftuar prokurori kompetent nga Departamenti për Krime të Rënda”, thuhet në njoftim.

Autoritetet kanë bërë të ditur se ndaj tij është caktuar masa e ndalimit dhe i njëjti është dërguar në Qendrën e Paraburgimit, ndërsa hetimet për rastin janë në zhvillim./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë