Personi goditet tinëzisht me boks të hekurit dhe bie në tokë pa ndjenja
Një sulm fizik ka ndodhur në orët e mbrëmjes të së dielës në Pejë, më saktësisht në rrugën “Ramiz Sadiku”. Një person është goditur me boks të hekurit nga një person tjetër. Sipas dëshmitarit arsyet e përleshjes fizike kanë qenë banale, pa treguar më në detaje për këtë rast.
E gjithë ky rast është filmuar nga kamerat e sigurisë që janë siguruar nga Gazeta Sinjali.
Aty shihet se personi që është viktimë e këtij rasti bie në tokë menjëherë pas goditjes që pëson nga prapa.