Loading…

Kapet rrjeti multi milionësh i fermave të kanabisit në Angli: I përkiste i ‘Mafias Shqiptare‘ 26 të burgosurit

  • 18/04/2018 | 21:04

Kapet rrjeti multi milionësh i fermave të kanabisit në Angli: I përkiste i ‘Mafias Shqiptare‘ 26 të burgosurit

Hetimi i gjatë i rrjetit të fermave të kanabisit të kontrolluara nga ‘Mafia Shqiptare’ ka përfunduar me arrestimin e 26 personave në Angli, kanë bërë të ditur autoritetet e atjeshme.


Bëhet fjalë për një rrjet të ‘fermave’ në ambiente të mbyllura, ku kanabisi rritej në kushte artificiale në pjesën veriore të Anglisë.

Hetimi kishte nisur në vitin 2016 dhe përfshinte një grup kriminal që kultivonte, paketonte dhe shiste drogë në tërë shtetin.

Në fakt, njerëzit e punësuar në këtë grup ishin fermerë, menaxherë, e drejtorë.

Fermat u zbuluan në Moss Side, Wythenshawe, Stretford, Salford, Droylsden, Rochdale dhe Wilmslow, Cheshire, Rotherham, Sheffield dhe South Yorkshire.

Operacioni kontrollohej nga kriminelët e organizuar nga Shqipëria, bandat e “mafias” të të cilëve janë bërë lojtarë të rëndësishëm në tregtinë e drogës në Britani gjatë viteve të fundit.

Një ndër drejtuesit e këtij grupit, Taulant Hoxha, ishte në mesin e të arrestuarve.

Sipas autoriteteve, paratë e fituara nga tregtia e kanabisit, shpërndaheshin nëpërmjet llogarive bankare të Besnik Hoxhës, 34 vjeç, gruaja e të cilit, Ifigenia Cipi 33 vjeç, i shijonte nëpër qendrat e releksit. /gazetametro.net

Të dënuarit:

Besnik Hoxha, 34 vjeç, u dënua me dy vite burg për pastrim parash.

Ifigjenia Cipi, 33 vjeç, u dënua me një vit e gjashtë muaj burg për dokumentacion të rremë.

Denad Hoxha, 28 vjeç, u dënua me katër vjet e gjashtë muaj burg.

Taulant Hoxha, 31 vjeç, u dënua me pesë vjet e katër muaj burg.

Mario Basha, 31 vjeç, u dënua me tre vjet e nëntë muaj burg.

Fatjon Hazizi, 32 vjeç, u dënua me katër vite burg.

Krenar Harisis, 33 vjeç, u dënua me tre vjet e gjashtë muaj burg.

Andi Lekaji, 39 vjeç, u dënua me katër vjet burg.

Fatjon Hoxha, 33 vjeç, u dënua me një vit burg.

Ervin Hoxha, 38 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Arbor Basha, 27 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Arjan Harisis, 26 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Gentjan Harisis, 28 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Amtomio Kojo, 28 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Haxhi Hazizi, 20 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

Ismail Agaci, 22 vjeç, u dënua një vit e tre muaj burg.

Altin Ripaj, 33 vjeç, u dënua me një vit e tre muaj burg.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë