Loading…

Kapiteni i Izraelit për Kosovën: Nuk e prisja që ishin kaq të mirë, isha shumë i impresionuar

  • 26/03/2023 | 14:24

Kapiteni i Izraelit për Kosovën: Nuk e prisja që ishin kaq të mirë, isha shumë i impresionuar

Kapiteni i Izraelit, Bibras Natcho, ka thënë se janë të zhgënjyer që nuk arritën të marrin tre pikët dje kundër Kosovës. Megjithatë, ai ka theksuar se ka mbetur i impresionuar nga paraqitja e ‘Dardanëve’, transmeton Gazeta Metro.


Natcho e mbylli karrierën e tij në kombëtaren e Izraelit pas barazimit 1-1 kundër Kosovës. Mesfushori i Partizanit të Beogradit u inkuadrua në minutën e 88’të për herë të fundit në ‘Bloomfield’.

Pas ndeshjes, Natcho potencoi se përballë kishin një skuadër shumë të mirë dhe duke u nisur nga kjo nuk duhet të zhgënjehen me rezultatin e arritur.

”Jemi të zhgënjyer që nuk fituam, por nuk mendoj se në fund duhet të zhgënjehemi me rezultatin. Luajtëm kundër një ekipi shumë të mirë. Nuk e prisja që të ishin kaq të mirë. Isha shumë i impresionuar. Kishim disa minuta të mira, veçanërisht në pjesën e parë ku u futëm në situata të mira me Manor Solomon dhe Shawn Weissman. Në pjesën e dytë, me gjysmë raste që Manor krijoi, 1:1 është relativisht reflektues,” tha ai.

Tutje, 35-vjeçari shtoi se me Kosovën dhe Rumaninë janë në nivele të njëjta dhe nuk mund të arrijnë fitore me rezultat të thellë siç mund të presin tifozët.

”Unë mendoj se skuadra mund dhe duhet të ngrihet në nivele të larta. Skuadra të nivelit tonë, si Kosova ashtu edhe Rumania. Ndoshta në vend presin që ne të fitojmë 0:3 në shtëpi, por nuk është kështu. Skuadrat po përmirësohen, janë shumë të mira. Në fund jemi skuadra në nivelin e tyre,” tha ai.

Fjalë të mira për kombëtaren e Kosovës pas përfundimit të sfidës ka thënë edhe përzgjedhësi, Alon Hazan. Ai theksoi se barazimi ishte rezultati real.

Në ndeshjen e radhës që luhet të martën në ‘Fadil Vokrri’ nga ora 20:45, Kosova pret Andorrën, kurse Izraeli është mysafir i Zvicrës. /gazetametro.net

‘Rezultat zhgënjyes’, mediumi izraelit: Kosova u kujtoi atyre që e nënvlerësuan se nuk është më e dobët se skuadra e Alon Hazan

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë