Para pak çastesh një kombibus është kapluar nga flakët, tek rrethi i Spitalit në Prishtinë.
Kjo gjë është bërë e ditur nga burime të gazetametro.net, që kanë dërguar edhe fotografi nga vendi i ngjarjes.
Besohet që zjarri ka kapluar minibusin si pasojë e një problemi të akumulatorit. Policia dhe zjarrëfikësit janë në vendin e ngjarjes. Rruga për momentin është bllokuar.
Nuk ka të lënduar./gazetametro.net