Qeveria e Kosovës, në mbledhjen e sotme, ka vendosur që vlera monetare e koeficientit të pagave të jetë 105 euro për vitin 2023, e 110 euro për vitin 2024, shkruan Gazeta Metro.
Kjo shumë do të shumëzohet me nivelin e koeficientit – që varion nga 2 deri në 18 – dhe prodhon vlerën e pagës.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila e ka koeficientin 18, do të marrë pagë 1 mijë e 890 euro.
Ndërkaq kryeministri Kurti do të ketë pagë 1 mijë e 837 euro e 50 centë.
Të njëjtën pagë do ta ketë edhe kryeparlamentari, Glauk Konjufca. /gazetametro.net