Loading…

Kaq do të kushtojë iPhone 11 në shtetet kryesore të Evropës

  • 11/09/2019 | 14:48

Kaq do të kushtojë iPhone 11 në shtetet kryesore të Evropës

Gjiganti teknologjik amerikan, Apple, ka prezantuar të martën në Kaliforni modelin e tij më të ri të telefonit të mençur mobil, i quajtur iPhone 11, transmeton Gazeta Metro.


iPhone 11 vjen si pasardhëse e iPhone XR. (Përveç iPhone 11, Apple ka prezantuar edhe dy versione më të avancuara, të cilat i ka quajtur iPhone 11 Pro dhe iPhone 11 Pro Max).

iPhone 11 do të dalë në shitje më 20 shtator, ndërsa porositë mund të bëhen nga 13 shtatori.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, iPhone 11 (versioni me 64GB) do të kushtojë 699 dollarë, apo 633 euro.

Por, sa do të kushtojë modeli i ri i iPhone në vendet kryesore të Evropës? Në Gjermani, iPhone 11 do të kushtojë 799 euro, ashtu sikurse edhe në Austri.

Në Zvicër, iPhone 11 do të mund të blihet për 809 franga zvicerane, apo 738 euro. Në Angli, iPhone 11 do të kushtojë 729 funte, apo 815 euro. Në Itali, iPhone 11 do të mund të blihet për 839 euro.

Në Spanjë, çmimi i iPhone 11 do të jetë 809 euro, ashtu sikurse edhe në Belgjikë. Tash për tash nuk dihet se sa do të kushtojë iPhone 11 në Kosovë dhe Shqipëri, e as se kur do të dalë në shitje.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë