Loading…

Kaq javë i duhen një të huaji që të mësojë gjuhën shqipe

  • 22/10/2019 | 18:44

Kaq javë i duhen një të huaji që të mësojë gjuhën shqipe

Të mësuarit e një gjuhe të huaj,nuk është aspak e lehtë. Duhet thënë se disa janë më të lehta për t’u mësuar se të tjerat. Gjuha shqiper llogaritet si ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar, shkruan Gazeta Metro.


Në  një renditje të fundit të Institutit të Shërbimit të Huaj, shqipja konsiderohet ndër gjuhët më të vështira për t’u mësuar. Mesatarisht për të mësuar gjuhën tonë kombëtare duhen plot 44 javë. Instituti  në studimin e tij sugjeron se mësimi i gjuhës shqipe duhet parë me prioritet për të eksploruar mundësitë e biznesit në Shqipëri.

Gjuha shqipe dhe ata që flasin atë, janë të lokalizuar përreth Evropës Juglindore. Nëse jeni duke kërkuar të lëvizni në këtë zonë për punë, atëherë gjuha shqipe sigurisht që do të jetë e dobishme për të mësuar.

Gjuha shqipe futet në ato të vështirat për t’u mësuar. Shumë prej fjalëve janë të vështira për tu shqiptar nga të huajt. Gjuha jonë shqipe është një gjuhë indoevropiane dhe flitet në Kosovë, Shqipëri, në Republikën e Maqedonisë dhe Malit të Zi.

Kjo gjuhë është një makth i vërtetë për tu mësuar nga të tjerët. Fakti që është e vështirë për t’u mësuar, e bën këtë gjuhë pak të folur. Ajo flitet vetëm nga shqiptarët.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë