Loading…

Kaq mund të gjobiteni nëse e merrni produktin pa kupon fiskal

  • 29/07/2021 | 11:05

Kaq mund të gjobiteni nëse e merrni produktin pa kupon fiskal

Përveç bizneseve të cilat janë të detyruara t’u lëshojnë kupon fiskal secilit blerës, edhe konsumatorët janë të obliguar ta kërkojnë kuponin për çfarëdo blerje, nëse ky i fundit nuk iu jepet vet nga dyqani.


Pra, sipas ligjit, edhe ju si konsumator mund të gjobiteni nëse pranoni të merrni produktin pa kupon fiskal. Madje, gjoba për një veprim të tillë mund t’ju kushtojë 20 euro, përcjell Buletini Ekonomik.

Faqja Mbrojtësit e Konsumatorëve, thotë se të gjitha bizneset obligohen të lëshojnë kupon fiskal, por, një pjesë e përgjegjësisë iu mveshet edhe konsumatorëve.Reklama e sponzorizuar

Sipas tyre, Administrata Tatimore e Kosovës e rezervon të drejtën për të ju gjobitur në qoftë se pranoni të merrni produktin apo shërbimin pa kupon fiskal.

Ligji për ATK, neni 53, pika 7, mes tjerash përkufizon se ”… Çdo konsumator i cili largohet nga objektet e biznesit pas blerjes së mallrave apo shërbimeve pa kërkuar kupon duke reflektuar blerjen e atyre mallrave apo shërbimeve do t’i nënshtrohet një gjobe prej njëzet (20) Euro.”

Mbrojtësit e Konsumatorëve iu bëjnë thirrje qytetarëve se sa herë që kuponi fiskal nuk iu jepet, të raportojnë përmes telefonit në ATK në këtë numër: 038 222 165.

“KUPONI FISKAL ËSHTË PËRGJEGJËSI E DYANSHME”, shtojnë Mbrojtësit e Konsumatorëve.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë