Shërbimi Spitalor Klinik Universitar i Kosovës (SHSKUK), ka bërë të ditur se bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK’së, edhe spitalet e përgjithshme, janë duke u trajtuar 571 pacientë nga Sars-Cov-2, shkruan Gazeta Metro.
461 pacientë janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 35 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore dhe 439 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.
Në QKUK janë të shtrirë 230 pacientë, 13 prej tyre në gjendje të rënduar, 169 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë dhe 185 me oksigjeno-terapi.
Më poshtë njoftimi i SHSKUK’së. /gazetametro.net
COVID- 19: 571 pacientë po trajtohen në ShSKUK
Bazuar në raportet e datës 30 prill 2021nga klinikat COVID të QKUK-së, …
Posted by Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës on E premte, 30 April 2021