Deputetja e PDK-së, Flora Brovina ka realizuar një prej udhëtimeve më interesante të deputetëve kosovarë jashtë vendit.Në fund të muajit shkurt, Brovina ka udhëtuar zyrtarisht në Vietnam
.Arsyeja e udhëtimit të saj në shtetin aziatik nuk dihet, veçse në raportin e shpenzimeve të Kuvendit për tre muajt e parë thuhet se Brovina qëndroi atje shtatë ditë.
Si mëditje për këtë udhëtim ajo mori 428 euro e 75 cent, përderisa akomodimi i kushtoi 174 euro.
Megjithatë, Brovina bëri edhe shpenzime të tjera në këtë udhëtim. Për këto shpenzime ajo u pague edhe me 221 euro të tjera.