Loading…

Kaqusha Jashari akuzon AAK’në për dështimin e PSD’së: Ka pasur montime mes deputetëve

  • 02/11/2019 | 20:55

Kaqusha Jashari akuzon AAK’në për dështimin e PSD’së: Ka pasur montime mes deputetëve

Kaqusha Jashari e cila është edhe themeluese e Partisë Socialdemokrate, është befasuar me rezultatet 6 tetorit, ajo dyshon për montim brenda listës zgjedhore, ndërsa rreth deklaratës e Haradinajt për shkrirjen e PSD’së në partinë e tij, ajo thotë se kjo nuk do të ndodhë, transmeton Gazeta Metro.


Themeluesja e Partisë Socialdemokrate, Kaqusha Jashari, është shprehur e befasuar me rezultatin e PSD’së, në zgjedhjet e 6 tetorit, duke thënë se ka mundur të ketë pasur montime në mes deputetëve.

“Po me siguri ka shumë shkaqe, mendoj që janë bërë brenda listës së deputetëve, do lëvizje , do montime. Ne si parti me 25 kandidatë e me fitu vetëm një eventualisht me Natyra Kuçin nuk është reale, Partia Socialdemokrate, ka qenë në koalicion me AAK për shumë rasye, por kemi pas edhe njerëz të vyshëm që janë profesionist dhe kanë qenë shumë aktiv në kuvendin e kaluar, prandaj për mua ka qenë befasi mos me mujt me kalu disa deputetë”, ka thënë  Jashari për Gazetën Sinjali.

Ajo është shprehet e zhgënjyer me rezultatin zgjedhor, thotë se kjo nuk është në rregull.

“Mendoj se këtu ka ndodhur diçka në kuadër të koalicionit, nuk po mendoj mes partive por në kuadër të koalicionit, prandaj jam e zhgënjyer shumë me rezultatin. Nuk kam argument, por dyshoj…Mes delegatëve, nuk mund të them që ka qenë e organizuar përmes komisionerëve ose dikujt, por me siguri deputetët mes vete, nuk e di. Diçka nuk ka qenë në rregull, e di që kjo reale nuk është”, tha Jashari.

Sipas rezultateve të deritanishme nga PSD deputete e Kuvendit të Kosovës ka arritur të bëhet vetëm Natyra Kuçi, 12 ish deputetët e Lëvizjës Vetëvendosje kanë dështuar të hyjnë në Kuvend, madje ata kanë pësuar rëni drastike të votave./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë