Loading…

Karaçeva ‘ndriçohet’ sërish, ringritën objektet e kazinove ilegale

  • 25/10/2022 | 21:31

Karaçeva ‘ndriçohet’ sërish, ringritën objektet e kazinove ilegale

Foto ilustrim

Dy vjet më parë, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës, Dogana dhe ATK-ja kishin realizuar një aksion të madh në fshatin Karaçevë të Kamenicës, zona kufitare me Serbinë, ku cak ishin kazinotë ilegale.


Dhjetëra persona kishin përfunduar në pranga ndërsa objektet ku ishin zhvilluar lojërat e fatit, ishin shkatërruar tërësisht me ekskavator.

Por, pas dy viteve, në këtë zonë sërish janë ringritur disa objekte brenda të cilave po zhvillohet bixhozi ilegal.

Ekipi i IndeksOnline ka qëndruar në këtë zonë ku ka parë nga afër veprimtarinë që po zhvillohet aty.

Objekte të shumta janë ndriçuar për të bërë më atraktive dhe tërheqëse vendin ku frekuentohet dhe pëlqehet nga shumë kosovarë.

Përveç objekteve të ringritura në kufirin Kosovë-Serbi, bixhozi ilegal po zhvillohet edhe online.

Gazeta mëson se janë qindra pika të basteve ilegale që veprojnë ende në Kosovë.

Policia shpesh herë raporton për raste të lojërave të fatit ku konfiskohen pajisje e prova të ndryshme, mirëpo këto aksione të policisë nuk kanë ndikuar në eliminimin e kësaj vepre penale.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë