Loading…

Karakteristikat për plazhin e Velipojës: 4 orë larg nga Prishtina

  • 24/06/2019 | 12:43

Karakteristikat për plazhin e Velipojës: 4 orë larg nga Prishtina

Velipoja është një qendër turistike mjaft e këndshme, me peizazh të larmishëm, ku ndërthuret me hijeshi deti, ranishtja, lumi, delta me ishuj, kodra, pylli, laguna e fusha, shkruan Gazeta Metro.

Vetëm 30 minuta larg qytetit të Shkodrës, apo rreth tre orë e gjysmë nga Prishtina, plazhi pret me mijëra vizitorë çdo vit, jo vetëm nga vendet e rajonit, por edhe nga vendet tjera të botës.

Plazhi shtrihet në gjatësi 14 kilometërshe, prej grykëderdhjes së Bunës e deri tek zona e quajtur “Rana e Hedhun”. Të paktën 250 ditë të vitit janë me diell!

Nuk dallohet vetëm për gjatësi të ranishtes, por edhe me gjerësi 50-200 metrërshe, me rërë të imët dhe të pastër, me vlera unike natyrore, e cila për shkak të vetive të saja kuruese nga vendorët quhet edhe “râna e dermanit”.

Plazhi ripërtërihet çdo vit nga baticat dhe zbaticat. Rëra e bregut të të gjithë ranishtes ka përqindjen më të lartë të jodit në të gjithë bregdetin shqiptar.

Plazhi i Velipojës rrethohet nga pylli me drurë të lartë pishe e drurë të tjerë halorë e fletor, me shkurre përherë të blerta, lugina plot me bimësi ujore, duna, etj.

Pranë ranishtes së Velipojës ndodhet edhe laguna e Vilunit me një sipërfaqe prej rreth 130 hektarë. Është një ekosistem shumë i rëndësishëm për folëzimin e shpendëve ujorë, me mbi 180 lloje. Aty ndodhet edhe një rezervat gjuetie prej 700 hektarësh.

Velipoja është vendi më i përshtatshëm për të vrojtuar zogjtë e Adriatikut Lindor në dunat e rërës dhe pellgjet e cekta të ujit; është trevë me popullim të hershëm, tradita të pasura etno-folklorike, me fermerë dhe peshkatarë të zotë, mikpritës të njohur.

Pushuesit që preferojnë të qëndrojnë larg plazheve masive, mund të shkojnë të shijojnë derdhjen e lumit Buna, aty ku ndodhet një plazh tërësisht i virgjër mes Shqipërisë dhe Malit të Zi.

Aty ku bashkohen ujërat e ëmbla me ato të kripura është skaji më verior i vijës bregdetare të Shqipërisë, që vazhdon më pas me plazhin e Adës dhe Plazhin e Madh të Ulqinit./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë