Loading…

Karic: Në Kosovë serbët planifikuan të më likuidonin

  • 29/12/2016 | 14:45

Karic: Në Kosovë serbët planifikuan të më likuidonin

Bogolub Karic, pronar i “BK Group” dhe lider i PSS (Lëvizja e forcave të Serbisë), ka zbuluar të dhënat shokuese – se atë dhe familjen e tij kanë tentuar t’i vrasin me snajper.

Ky biznesmen, i cili para dy ditësh edhe zyrtarisht u lirua nga akuzat në lidhje me malverzimet në “mobtel”, zbulon për gazetën Kurir se qeveria e mëparshme e ka frikësuar, angazhuar njerëz që ta vrasin, si dhe që kanë qëlluar në vilën “Jelena”, por edhe që kanë drejtuar snajperin në shtëpinë e tij familjare.

“E kanë angazhuar serbin nga Bosnja dhe Hercegovina i cili ka dosje lufte, dhe është rënë dakord që ai të më likuidojë në Kosovë. Shërbimet amerikano-britaneze nga Beogradi por edhe ata në Kosovë, më kanë paralajmëruar se kjo nuk është aspak naive. Unë kam menduar se kjo është ndonjë lojë e pushtetit tonë, që të më frikësojnë pak, e atëherë më kanë treguar se çka po më përgatitet… ai njeri quhet Zoran Markovic. Të gjitha këto i kam paraqitur në MPB, ministrit Dragan Jocic. Ai i ka udhëruar shërbimit që të gjitha këto të kontrollojë dhe të vërtetojnë dhe më ka ofruar sigurim, gjë që kam refuzuar. Unë e kam akuzuar pushtetin e atëhershëm që ata po e bëjnë këtë personalisht”, ka thënë Karic, transmeton gazetametro.net.

Ai shtoi edhe se atëherë familja ka ushtruar kallxim penal, por gjithëçka ka mbetur në këtë.

“Madje e kanë drejtuar edhe laserin e snajperit në shtëpinë time familjare, kanë dashur të më likuidojnë mua dhe familjen time. Ju kujtohet që kanë qëlluar edhe në klubin “Jelena” dhe i thyen xhamat…. Fatmirësisht, aty pas orës 12 të natës nuk ishte askush… Ky ishte paralajmërim, dhe pastaj kanë kërcënuar se do të gjuajnë bombë, tregoi Karic.

Ai përkujtoi edhe situatën kur ia kanë qëlluar veturën.

“Kanë menduar se unë jam në automobil, derisa ishte njeriu tjetër në ulësen e pasme. Gjithë këtë e ka regjistruar MPB. Kanë qëlluar në automjet, por njeriu im i sigurimit, gjithashtu specialist, ka qëlluar në ta. Tre persona arritën të iknin nëpër ndërtesa. Kjo ndodhi në vitin 2005. Lideri i PSS ka thënë se pushteti ka dashur që të lirohet nga ai sepse iu ka penguar suksesi i tij i madh politik”, ka rrëfyer Karic./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë