Loading…

Karma: Cardi B që krenohej se plaçkiste njerëzit dikur, i vjedhin kartën e shpenzojnë në luks hajnat

  • 08/04/2026 | 22:01

Karma: Cardi B që krenohej se plaçkiste njerëzit dikur, i vjedhin kartën e shpenzojnë në luks hajnat

Reperja e njohur amerikane Cardi B ka rënë pre e një skeme mashtrimi me kartat e kreditit. Ajo thotë se hajdutët përdorën kartën e saj të American Express për të shpenzuar rreth 60 mijë dollarë në dyqane luksoze dhe Apple, përpara se karta t’u bllokohej.


Artistja e ndau këtë informacion me ndjekësit e saj, përmes një videoje live në Instagram, ku pranoi se karta e saj e bankës ishte zhdukur dy javë më parë. Hajdutët kishin harxhuar rreth 40 mijë dollarë për rroba luksoze dhe 20 mijë për produkte të Apple.

“Më lini t’ju them se ju do të shkoni në burg deri në fund të javës,” shtoi reperja, duke thënë se kishte siguruar pamje nga kamerat e sigurisë ku katër burra përdornin kartën e saj.

Cardi B s’kishte përtuar që të krenohej dikur se si kishte droguar burra dhe i kishte plaçkitur kur kishte punuar si striptizetë dikur.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë