Loading…

Karrigia e presidentit po i bën mirë: Vjosa Osmani bie në peshë

  • 09/12/2021 | 14:21

Karrigia e presidentit po i bën mirë: Vjosa Osmani bie në peshë

Presidentja e Republikës së Kosovës, kohëve të fundit është duke u paraqitur në versionet e saja më të mira, kjo pasi ka pësuar një ndryshim në dukjen e saj, shkruan Gazeta Metro.


Vjosa Osmani ka tetë muaj që është Presidente e vendit dhe që nga ajo kohë, fiziku i saj ka ndryshuar në mënyrë drastike. Duket qartë se Osmani është duke u kujdesur më shumë se zakonisht për dukjen e saj, dhe gjëja e parë që po bie në sy është pesha e saj.

Sipas informatave nga burime të redaksisë, Presidentja është duke ndjekur një regjim të rreptë ushqimore dhe kohë pas kohe po praktikon edhe ecjen.

Kjo nuk është hera e parë që shohin ndryshime të tilla pasi të rehatohen në pozita të tilla si kjo e presidentes, pasi që nuk u dashtë shumë kohë për të vënë re edhe ndryshim e Atifete Jahjagës, e cila përveç ndryshimit në peshë, iu nënshtrua edhe disa ndërhyrjeve estetike.

Ndryshe, para zgjedhjeve të vitin 2019 dhe para bashkimit me Vetëvendosjen, Vjosa Osmani ishte shënjestër e militantëve të partisë së lartpërmendur, ku u bullizua për peshën e saj, përveç këtyre, ajo u përqesh edhe nga një deputet i opozitës./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë