Loading…

“Karrigia e presidentit qenka shumë e ëmbël”, zyrtari i LDK’së habitet pse s’po reagon Osmani për deklaratat e Kurtit

  • 05/03/2021 | 10:23

“Karrigia e presidentit qenka shumë e ëmbël”, zyrtari i LDK’së habitet pse s’po reagon Osmani për deklaratat e Kurtit

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Naser Rugova, ka thënë se është i habitur me Vjosa Osmanin se si po i lejon “aventurat që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve të Kosovës”, duke aluduar për deklaratat e kreut të VV’së, Albin Kurtit për bashkim kombëtar.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Rugova ka thënë se Kurti e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me Kosovën.

“Albini e ka fituar besimin nga populli që ta luftojë krimin, nepotizmin e korrupsionin dhe jo të bëjë aventura me shtetin tonë. Kam përshtypjen që, me dekleratat e tij për bashkim kombëtar, akoma pa e marr detyrën po përpiqet t’i ikë përgjegjësisë duke krijuar mjegull dhe duke prodhuar reagime në kancelaritë e mëdha dhe tituj bombastik gazetash.

Habitem si Vjosa i lejon këto aventura që rrezikojnë besimin e miqve dhe aleatëve tanë apo ndoshta karrigia e Presidentit qenka vërtet shumë e ëmbël. Kthjelluni! Shteti nuk është lojë fëmijësh”, ka shkruar Rugova

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë