Loading…

Kasaphane në Drenas: 3 të rinjë përfundojnë në spital pas therjes me thika

  • 27/03/2018 | 15:45

Kasaphane në Drenas: 3 të rinjë përfundojnë në spital pas therjes me thika

Policia e Kosovës (PK) ka njoftuar se të martën rreth orës 13:30 në afërsi të stacionit të autobusëve në Drenas, policia ka hasur në persona të lënduar, të cilët dyshohet se ishin përfshirë në një përleshje me disa persona të tjerë. 

Viktimat e rastit  janë F.D mashkull  17 vjeç, A. D. 19 vjeç, dhe D.G. 16 vjeç, të gjithë meshkuj dhe  shtetas të Republikës së Kosovës, të cilët kanë marrë plagë nga arma e ftohët (thikë) ,  menjëherë janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, njofton PK.

Pak çaste pasi ka ndodhë rasti, policia ka arrit të identifikoj dhe arrestojë personat e dyshuar.

L.H. 19 vjeç, Q. H. 16 vjeç, F.Xh. 17 vjeç, të gjithë meshkuj dhe shtetas të Republikës së Kosovës janë arrestuar dhe dërguar në mbajtje. /gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë