Loading…

“Kasapi” që pritet të drejtojë Iranin, torturonte gra shtatzëna

  • 17/06/2021 | 11:51

“Kasapi” që pritet të drejtojë Iranin, torturonte gra shtatzëna

“Kleriku i njohur që pritet të jetë presidenti i ri i Iranit është një vrasës i rrezikshëm që përhap terror në mbarë botën”. Kjo është deklarata e dhjetëra njerëzve që kanë vuajtur nga duart e tij të përgjakura.


60-vjeçari Ebrahim Raisi, konsiderohet si pretendenti kryesor në mes të 7 kandidatëve që garojnë të ulen në vendin e presidentit Hassan Rouhani, pas zgjedhjeve që do të mbahen këtë të premte.

Media britanike shkruajnë se kleriku i linjës së ashpër akuzohet se ka urdhëruar torturimin e grave shtatzëna, hedhjen e të dënuarve nga kodra dhe torturave të tjera çnjerëzore.

I ashtuquajturi “Kasapi i vitit 1988” është gjithashtu dhe i preferuari i liderit shpirtëror të Republikës Islamik, Ali Khamenei dhe mediat vendase e konsiderojnë një kandidat pa rivalë.

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë