Loading…

Kastrati jep një premtim të madh: Do të japim 100% për Kosovën

  • 18/07/2019 | 14:51

Kastrati jep një premtim të madh: Do të japim 100% për Kosovën

Basketbollistët e Kosovës po vazhdojnë me përgatitje sipas planit për të qenë të gatshëm para ndeshjeve me Luksemburgun dhe Britaninë e Madhe. 


Stërvitjet po vazhdojnë dy herë në ditë sipas planit, derisa gjatë kësaj fundjave do të zhvillojnë edhe dy ndeshje miqësore me Sllovakinë.

Basketbollisti i Kosovës, Erjon Kastrati, ka folur për përgatitjet e deritanishme. “Përgatitjet po shkojnë shumë mirëderi më tani. Ne po japim maksimumin në stërvitje dhe do të japim maksimumin edhe në ndeshje. Besoj që para ndeshjeve të muajit gusht, do të përgatitemi 100 % dhe do të jemi të gatshëm për takimet ndaj Luksemburgut dhe Britaninë e Madhe. Do të kemi edhe dy ndeshje miqësore që do të na ndihmojnë shumë”, ka thënë Kastrati përfaqen zyrtare të FBK’së.

Ai foli edhe për përballjet kundër Luksemburgut dhe Britanisë së Madhe. “Ne jemi duke u stërvitur maksimalisht qëtë jemi të gatshëm për këto ndeshje. Kam stërvitur gjatë gjithë verës dhe besoj se do të jem i gatshëm. Do tëfillojmë të analizojmë kundërshtarët me video për të parë fuqinë e tyre. Gjithsesi, ne do të japim më të mirën tonë. Shpresoj se do të kemi ndihmën e publikut, ashtu siç e kemi pasur deri më tani. Tifozët në Mitrovicë janë të njohur për atmosferën e jashtëzakonshme që e krijojnë dhe shpresoj se do të na përkrahin maksimalisht” -përfundoi Erjon Kastrati.

Dardanët më 3 gusht janë mysafirë të Luksemburgut, më pas e presin Britaninë e Madhe më 7 gusht dhe Luksemburgun më 14 gusht, kurse ndeshja e fundit është kundër Britanisë në udhëtim më 17 gusht. /gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë