Loading…

Kastrati komenton foton e ministres Haxhiu në Gjykatë: Çfarë degradimi 22 vite pas çlirimit

  • 06/10/2022 | 17:45

Kastrati komenton foton e ministres Haxhiu në Gjykatë: Çfarë degradimi 22 vite pas çlirimit

Të enjten është mbajtur seanca për shqyrtimin e ankesës së Prokurorisë Themelore në Prishtinë në rastin ndaj ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, deputetit Pal Lekaj dhe ish-deputeteve Donika Kadaj-Bujupi dhe Besa Baftiu, lidhur me akuzën për hedhje të gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës më 2016.


Për këtë ka reaguar, Ardian Kastrati, deputet i Partisë Demokratike të Kosovës, duke thënë se të gjithë e kanë parë se kush ka hedh gazë lotsjellës dhe se nuk është me rëndësi se a janë dënuar apo jo, por ajo që është e rëndësishme sipas deputetit të PDK-së, është foto e Ministrisë së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, e cila shihet në bankën e të akuzuarve.

“Na krejt e kemi pa në TV kush, çysh e tek ka hedh gaz lotsjellës, prandaj tash nuk është me rëndësi a janë dënuar apo jo….ose a dënohen apo jo në rigjykim.  Me rëndësi është foto më poshtë ku shihet Ministrja e Drejtësisë në bankën e të akuzuarëve”, ka thënë Kastrati.

Postimi i plotë:

Na krejt e kemi pa në TV kush, çysh e tek ka hedh gaz lotsjellës, prandaj tash nuk është me rëndësi a janë dënuar apo jo….ose a dënohen apo jo në rigjykim.

Me rëndësi është foto më poshtë ku shihet Ministrja e Drejtësisë në bankën e të akuzuarëve.

Kjo është historia jonë e re. Ministre e Drejtësisë bëhet dikush që ka sulmu Kuvendin me mjete luftarake si gazi lotsjellës.

E pabesueshme, çfarë degradimi 22 vite pas çlirimit, shembull degjenerues për fëmijët tanë dhe ata që në të ardhmen duan të merren me politikë.

A e imagjinoni dot një foto e histori të tillë kudo në BE, atje ku ne aspirojmë të integrohemi!

Marre…..e gërrditshme vet historia e bashkë me këtë histori edhe akterët e saj.

Rekomandime
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë