Loading…

Kastrati për Kurtin ‘Mbreti i pakurorëzuar’, a ka nda mjete për xhipat e zi

  • 25/11/2021 | 17:32

Kastrati për Kurtin ‘Mbreti i pakurorëzuar’, a ka nda mjete për xhipat e zi

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Ardian Kastrati, ka ironizuar me qeverinë Kurti, duke e vendosur një xhip të zi mbi ulësen e kryeministrit Kurti, në Kuvendin e Kosovës, përcjellë Gazeta Metro.


Kastrati ka bërë një pyetje në drejtim të Qeverisë, se a kanë ndarë mjete për naftën e xhipave të zi që kryeministri i ka përdorur gjatë fushatës së zgjedhjeve lokale.

“Sa ka ndarë ai për këta xhipa të zi t’ia lëmë këtu se koha dhe arkiva na tregojnë se si ndërlidhen fjalët dhe veprimet politike me ato konkrete. Nëse hyni në YouTube ky Albini thoshte politikanët me xhipa të zi, politikanët me turpërojë etj., pastaj vazhdon ajo retorika e tij kjo është arkiva kurse koha e sotme na tregon këtë me 15 xhipa në fushë e zgjedhjeve lokale dhe kësi xhipa të policisë duke harxhuar naftë, prandaj është dashur në këtë buxhet me rezervua edhe një linjë zotëri ministër për naftën se iu duhet për zgjedhjet lokale dhe zgjedhjet e ardhshme dhe pa dashtë ta banalizojë, por të tregojë se me këto retorika nuk mbrohet ky buxhet”, tha ai.

Në momentin e “ndarjes së veturës-lodër”, kryeministri Kurti nuk ishte i pranishëm në seancë./gazetametro.net

 

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë