Loading…

Kastrati sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës

  • 22/03/2017 | 13:59

Kastrati sërish kandidat për kryetar të Mitrovicës

Zëvendës ministri i Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Avni Kastrati, do të kandidojë sërish për kryetar të Komunës së Mitrovicës, bëjnë të ditur burime të KP.


Sipas këtyre burimeve, Kastrati pritet që gjatë kësaj jave ta dorëzojë detyrën e zëvendësministrit, për t’u orientuar në punën e degës së PDK-së në Mitrovicë, përkatësisht në përgatitjet për zgjedhjet lokale që do të mbahen gjatë këtij viti.

“Kastrati do të jetë kandidat i PDK-së për kryetar të Mitrovicës, ndërsa për këtë e ka mbështetjen edhe nga qendra”, kanë thënë burimet.

Kastrati ka qenë për një mandat kryetar i komunës së Mitrovicës, ndërsa në vitin 2013 ka humbur zgjedhjet në garë me kryetarin aktual të Mitrovicës, Agim Bahtiri të Aleancës Kosova e Re.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë