Loading…

Kastrati: Vetëvendosje ka mbetur vetëm në tre njerëz

  • 13/08/2019 | 21:58

Kastrati: Vetëvendosje ka mbetur vetëm në tre njerëz

Analisti politik Ardian Kastrati, ka komentuar gjendjen e Lëvizjes Vetëvendosje, duke thënë se pas ndarjes kjo parti ka mbetur vetëm në tri figura, transmetona Gazeta Metro.


Kastrati ka folur  për emisionin ‘Debat’ duke thënë se lëvizja Vetëvendosje pas largimit të një numri të anëtarëve, që më vonë kaluan në PSD, ka mbetur vetëm në tri figura.

“Lëvizja Vetëvendosje ka mbetur në tri figura. Është Albin Kurti, Glauk Konjufca dhe Libunr Aliu. Vetëm këta tre janë që e artikulojnë programin. Zonja Nagavci dhe zonja Haxhiu vetëm tash janë duke u etabluar”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka thënë se nuk mund të ketë koalicion mes VV’së e LDK’së pa marrëveshje për postin e kryeministrit.

Sipas tij, takimet e Kurtit me zyrtarë të TIKA’s së Erdoganit dhe në Palestinë janë mesazhe antiamerikane./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë