Loading…

Katari çon letrat në OKB dhe KS ku fajson veç Iranin për sulme, kërkon kompensim

  • 21/07/2026 | 13:51

Katari çon letrat në OKB dhe KS ku fajson veç Iranin për sulme, kërkon kompensim

Katari ka kërkuar që Teokracia terroriste e Iranit, ta kompensojë për të gjitha dëmet e shkaktuara nga sulmet në territorin e tij, duke e mbajtur Teheranin përgjegjës në letrat dërguar Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe Këshillit të Sigurimit, përcjell Gazeta Metro.


Në dokumentet zyrtare, Katari ka përmendur sulmin ndaj tanker-it të tij “Al-Rukayat” pranë Ngushticës së Hormuzit më 7 korrik, si dhe sulmet me raketa ndaj territorit të tij më 12 dhe 17 korrik.

“Republika Islamike e Iranit mban përgjegjësi të plotë ligjore për këto sulme dhe dëmet e pasojat që rezultojnë prej tyre, duke e detyruar atë të kompensojë Katarin për të gjitha dëmet që pëson si rezultat i këtyre akteve”, thuhet në letrat e dërguara.

Katari bëri të ditur se nga mbeturinat e raketave pas operacioneve të përgjimit më 12 korrik u plagosën tre persona, përfshirë një fëmijë. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë