Katër ditë para zgjedhjeve Vetëvendosje ka vendosur tabelë rruge në Mitrovicë të Veriut me emrin e ish-kryeministrit të Serbisë. Tabela me emrin “Zoran Gjingjiq” u vendosën në rrethrrotullimin në hyrje të Mitrovicës së Veriut, përcjell Gazeta Metro.
Tabela që shënon rrugën e kundërt është emërtuar në emër të heroit kombëtar shqiptar “Isa Boletinit.”
Media lokale në veri kanë raportuar se Fitore Pacolli, ministre në detyrë e ambientit, ishte prezente gjatë vendosjes së tabelave.
“Njerëzit që jetojnë në Mitrovicë, këtu, në Mitrovicën e Veriut, e dinë për projektin. Ata ishin të informuar. Kuvendi punoi për të vitin e kaluar, së bashku me qytetarët e Mitrovicës së Veriut”, tha Pacoli, dhe më pas shikoi tabelat e sapo instaluara, pra emrat e rrugëve të reja./gazetametro.net
View this post on Instagram