Katër gazetarë afganë kanë mbërritur sonte në Kosovës në kuadër të programit ‘Journalists in Residence – Kosovo’, transmeton Gazeta Metro.
Këtë e ka bërë të ditur Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) përmes një postimi në Facebook.
”Amina Omid, Ahmad Shaker, Nimatullah Gholami dhe Raifullah Nikzad – janë katër gazetarët afganë që kanë mbërritur sonte në Kosovë në kuadër të programit “Journalists in Residence – Kosovo”. Kolegët afganë u mirëpritën në aeroport nga Kryetari i Bordit të AGK-së, Xhemajl Rexha, Drejtorja Ekzekutive e AGK-së, Getoarbë Mulliqi Bojaj, Zyrtarja Ligjore e ECPMF-së, Flutura Kusari, përfaqësuesi i MPB-së, Kushtrim Nreci dhe zyrtarë të Policisë së Kosovës,” thuhet në njoftim.
Tutje, AGK ka thënë se gazetarëve do t’u sigurohet strehim, pagë mujore, sigurim shëndetësor dhe biletë kthimi, kur rrethanat të krijohen që ata të kthehen në shtëpitë e tyre. /gazetametro.net
Njoftimi i plotë: