Loading…

Katër gola në Londër, serbi Mitrovic ia nxjerr 1 pikë Liverpoolit

  • 06/08/2022 | 15:40

Katër gola në Londër, serbi Mitrovic ia nxjerr 1 pikë Liverpoolit

Fulham-i dy herë avancoi por nuk doli triumfues ndaj Liverpoolit të madh, duke barazuar me rezultat 2:2, në ndeshjen që u zhvillua në stadiumin “Craven Cottage” në Londër., ndeshja e javës së parë të Premier League.


Në minutën e 32-të Mitroviq kaloi në epërsi vendasit.

Luiz Diaz iu afrua shumë golit të barazimit në minutën e 39-të, por gjuajtja e sulmuesit kolumbian u ndal në shtyllë.

Liverpooli barazon në pjesën e dytë me golin e Nunez pikërisht në minutlën e 64-të.

Ky gëzim nuk zgjati shumë dhe Mitroviq shënon nga penalltia për 2:1, në minutën e 72-të.

Liverpooli i trajnerit Jurgen Klopp sërish barazon rezultatin duke i falënderuar golit të Mohamed Salah në minutën e 88-të.

Në javën e ardhshme Liverpooli do të takohet me Crystal Palacen dhe Fulham i shkon Wolves-it.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë