Loading…

Katër këshilla për të mbajtur të pastër lëkurën tuaj

  • 15/10/2021 | 15:25

Katër këshilla për të mbajtur të pastër lëkurën tuaj

Edhe nuk mund të ndaloni plakjen, mund të kujdeseni për lëkurën tuaj në mënyrë që ajo të jetë e pastër.

Doktoresha Geetika Mittal ndan këshilla të thjeshta për t’u kujdesur më mirë për lëkurën tuaj.

1.Dietë e shëndetshme për lëkurë të shëndetshme

Dieta juaj luan një rol tejet të rëndësishme në shëndetin tuaj të përgjithshëm si dhe në atë të lëkurës. Duke ngrënë ushqime të shëndetshme, mund të bëni që lëkura juaj të jetë e pastër.

Një dietë e shëndetshme mund të ndihmojë në përmirësimin e pamjes së lëkurës tuaj dhe madje edhe në eliminimin e njollave të errëta.

2.Menaxhimi i stresit

Njerëzit përballet çdo ditë me situata të ndryshme, të cilat mund t’u shkaktojnë atyre edhe stres.

Kjo mund të çojë në rritje të niveleve të ankthit, gjë që mund të ndikojnë edhe në gjendjen e lëkurës tuaj.

Sipas një studimi, niveli i lartë i stresit ka lidhje të fortë me shfaqjen e akneve. Mundohuni të çlodheni herë pas here, për shembull të luani me kafshë shtëpiake, të praktikoni meditim, të ujisni bimët tuaja, të luani një lojë, të lexoni një roman ose ndoshta të bëni një sy gjumë për 20 – 30 minuta gjatë ditës, shkruan India, transmeton Klankosova.tv.

3.Hidratimi

Sigurohuni që të pini të paktën 8 deri në 10 gota ujë çdo ditë. Sa më shumë ujë që konsumoni, aq më të shëndetshme dhe më të pastër do ta keni lëkurën. Nëse nuk hidratoheni mjaftueshëm, lëkura juaj mund të bëhet më e prekshme ndaj çrregullimeve dhe shfaqja e rrudhave ka gjasa të ndodh shumë më shpejt.

4.Bëhuni më aktiv

Pas çdo ore ecni nga 10 minuta kudo që jeni, madje edhe në shtëpië tuaja.

Praktikoni një formë stërvitjeje të paktën tri herë në javë, e rëndësishme është të krijosh një rutinë dhe t’i përmbahesh asaj. Sipas një studimi stërvitja fizike është mënyra më e mirë për të pasur lëkurë të shëndetshme dhe të keni sa më pak rrudha.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë