Loading…

Katër ministri pa ministra

  • 24/11/2016 | 08:37

Katër ministri pa ministra

Në Qeverinë e kryeministrit Mustafa janë katër ministri pa ministra.

Dy ministra të Listës Serbe po e bojkotojnë punën e ekzekutivit, ndërsa ministri i Integrimit, si dhe ai i Ambientit ende nuk janë emëruar

Katër dikastere të Qeverisë së Kosovës që disa muaj po vazhdojnë të funksionojnë pa ministra, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Dy prej tyre janë të udhëhequra nga Lista Serbe, e cila qe një kohë ka ngrirë punën në institucionet shtetërore të Kosovës.

Ndërkaq, posti i ministrit në dy dikastere tjera të Qeverisë (Integrimit dhe Ambientit), tashmë ka mbetur vakant prej kohësh.

Dalibor Jevtiq, ministër i Kthimit dhe i Komuniteteve dhe Lubomir Mariq, ministër i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, po vazhdojnë ta bojkotojnë punën e tyre qysh prej muajit tetor, në shenjë kundërshtimi për miratimin e Ligjit për “Trepçën”.

Madje, Lista Serbe e ka kushtëzuar Qeverinë e Kosovës se nuk do t’i kthehet jetës institucionale, pa inicimin e themelimit të Asociacionit të Komunave Serbe.

Kryetari i Listës Serbe në Kosovë, Slavko Simiq, ka thënë për Gazetën “Zëri”, se subjekti i tij kërkon themelimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, në të kundërtën nuk kthehet në institucionet qendrore të Kosovës.

“Ne kemi një plan, duam që pas zbatimit të Marrëveshjes për Telekomunikacionin, udhëheqësit e rëndësishëm politikë që janë nënshkrues të Marrëveshjes së Brukselit ta iniciojnë formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe”, ka deklaruar ai.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë