Loading…

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

  • 24/01/2021 | 09:57

Katër raste të dhunës në familje brenda 24 orëve të fundit

Dhuna në familjet kosovare u bë fenomen i përditshëm në Kosovë.


Vetëm gjatë 24 orëve të fundit, Policia ka raportuar për katër raste të ndryshe të dhunës në familje.

Dy raste në Podujevë, një në Fushë Kosovë dhe një tjetër në Gjilan.

Katër rastete e 24 orëve të fudnit të Dhunë në Familje:

• Podujevë 22.01.2021 – 22:30. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte shkaktuar disa demolomë në shtëpi si dhe kishte kanosur viktimën, vëllain e tij. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

• Fushë Kosovë 22.01.2021 – 23:30. Viktima femër kosovare ka raportuar se pas një mosmarrëveshje është sulmuar fizikisht nga ish bashkëshorti i saj, i dyshuari mashkull kosovar. Viktima nuk ka pasur lëndime te dukshme por ka pranuar ndihmën mjekësore. I dyshuari nuk është arrestuar dhe mbetet qe i njëjti te intervistohet në ditët në vijim për shkak te pamundësisë që të paraqitet në stacionin policor. Rasti në procedurë të rregullt.

• Podujevë 22.01.2021 – 22:00. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që dyshohet se i njëjti ka sulmuar fizikisht viktimën femër kosovare bashkëshorten e tij. Viktima ka refuzuar tretmanin mjekësor dhe është kthyer në shtëpinë e të dyshuarit bashkëshortit, ndërsa i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. Rasti duke u hetuar.

Gjilan 23.01.2021 – 16:15. Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti kishte ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij viktimës femër kosovare. Me vendim të prokurorit kujdestar te dyshuarit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë