Loading…

Katër studentë krijojnë një program për vërtetësinë e lajmeve

  • 13/12/2016 | 17:34

Katër studentë krijojnë një program për vërtetësinë e lajmeve

Katër studentë të diplomuar në Universitetin e Princeton në New Jersey, kanë krijuar një program për vërtetsinë e lajmeve.


Këta studentë pretendojnë t’i ndërpresin shpërndarjen e lajmeve të pavërteta nëpër rrjetet sociale, dhe kjo në bashkëpunim me Google Chrome. Fillimisht para çdo publikimi në rrjetin social facebook do të verifikohen menjëherë fjalët kyqe të tij, dhe burimet nga Google nëse janë të vërteta apo jo.

Anant Goel, një studente e cila është e përfshirë në këtë projekt ka shrehur shqetësimin e saj dhe të grupit rreth falsifikimit të lajmeve.

‘’ Ne jemi munduar të krijojmë diçka që e vërteton lajmin, i cili shpërndahet në rrjetet sociale. Ajo që po pretendojmë është ta bëjmë çdo shpërndarës të mendoj dy herë para se të publikoj diçka të pavërtetë’’, ka thënë ajo për NBC news.

Ky grup ka theksuar edhe deklaratat për fitoren e Tramp-it, e cila ‘është arritur’ me ndihmën e rrjetit social facebook,  dhe ka thënë se ky mund të jetë njëri nga arsyet tona më të forta që kemi ndërrmarrë këtë iniciativë, edhe pse Mark Zuckerberg , krijusesi i facebook-ut i ka mohuar të gjitha këto deklarata.

Ky program aktualisht është në përdorim për një masë të caktuar të popullatës po që nga janari pritet të  jetë në dispozicion për të gjithë. /gazetametro.net

Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë