Loading…

Katër varrezat të panjohura në Istog, dyshohen se janë të femrave që u dhunuan e më pas u karbonizuan

  • 24/05/2019 | 20:14

Katër varrezat të panjohura në Istog, dyshohen se janë të femrave që u dhunuan e më pas u karbonizuan

RTV Dukagjini publikon fotografitë që Habib Zogaj i ka mbledhur, e që tregon për krimet që ushtarët serb kishin bërë. Dëshmitë tregojnë për vrasje të njerëzve, dhunimin e grave dhe më pas djegien e trupave të tyre. Për këto, Zogaj është i gatshëm që të bashkëpunoj me drejtësinë.


Këto fotografi që u realizuan në majë të 1999, në luftë e Kosovës, janë vetëm disa dëshmi për krimet serbe që kryen në Kosovë.

Masakrën e Burimit dhe e Turjakës në Malishevë  nga afër e ka filmuar reporteri i luftës në Radio Evropën e Lirë  në atë kohë, Habib Zogaj. Mbi 100 fotografi të shkrepura nuk u kërkuan asnjë herë nga ndonjë gjykatë qoftë vendore apo ndërkombëtare si dëshmi për krimet serbe ndaj civilëve shqiptar.

“Nxënësi i klasës së tetë të shkollës fillore Valon Morina ishte ndarë dhe policët serbë kishin kërkuar para që të lirohet djali. Familje jep të gjitha paratë që dispononte, por ata nuk e lëshojnë djalin. Babai thotë lironi djalin po vij unë në vend të tij. Serbët i marrin te dy dhe i ekzekutojnë”, rrëfen për RTV Dukagjinin, Habib Zogaj.

Në këtë fotografin ku shihen disa ushtarë serb jo shumë larg nga vendi ku ishin kryer masakrat, Zogaj thotë se janë shkrepur nga vet ushtarët serb.

“Filmi është gjetur në familjen e Hysni Ramadan Zogajt. Hysniu pas luftës kur është kthyer me familjen në shtëpi ka hasur në diçka të dyshime që ka dyshuar se është bombë. I ka nxjerrë familjen jashtë dhe ka arritur ta nxjerrë filmin me një tel nga kutia. Fotografitë janë bërë nga vet duart e serbëve ku marrin poza me tre gishta,  me armatim e maska”,  tregon më tej Habib Zogaj.

E në shtëpinë  e Hysni Zogajt ku u gjet shiriti fotografik, familjarët panë edhe gjurmë të tjera.

“Shtëpia ka qenë tërësisht e djegur. Në oborr kemi gjetur disa tavolina ku ka qëndruar ata [ushtarët e policët serb] dhe e kanë përdoruar si një lloj shtabi të tyre. Në korridor e kemi gjetur një lloj filmi i vendosur në prizë. Në bodrum kemi gjetur shumë rroba femrash”, rrëfen Leutrim Zogaj.

Për ti fshehur dhunën që i bënë femrave shqiptare, i dogjën trupat e tyre pas dhunimit.

“Janë edhe katër trupa njerëzish të karbonizuar. Në vendin e varrimit të masakrës së Burimit [Istogut] mes Ostrozubit dhe Dragobilit ka varreza me shifrat N.N. si të panjohura. Këta trupa të karbonizuar, gjasat janë të qind për qindta se janë trupa femrash të dhunuara, masakruara e të karbonizuara për t’i humbur gjurmët tjera”, tha më tej Habib Zogaj.

Zogaj u shpreh  se është i gatshëm që për të gjitha këto fotografi dhe rrëfimet nga vendi i ngjarjes, të bashkëpunoj me autoritetet e drejtësisë

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë