Një personit në Prishtinë ju janë gjetur në trupin e tij tri pistoleta pas një kontrollimi nga Policia e Kosovës.
Mësohet se tre pistolet e llojeve të ndryshme të gjetura në trupin e këtij njëriu, janë konfiskuar nga ana e Policisë, shkruan gazetametro.net.
Me vendim të prokurorit i dyshuari i këtij rasti është dërguar në mbajtje.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull K-Shqiptar pasi që gjatë kontrollit në trup i janë gjetur dhe konfiskuar tri pistoleta të llojeve të ndryshme. Me urdhër të prokurorit pas intervistimit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në komunikatën e policisë./gazetametro.net