Kryeministri i Serbisë Aleksandar Vuçiq e ka vlerësuar sot qëndrimin e Kazakistanit për mosnjohjen e Kosovës.
Medie serbe, duke njoftuar për qëndrimin treditor të Vuçiqit në këtë vend aziatik, republikë sovjetike, thonë se Vuçiq sot është takuar me kryeministrin e këtij vendi Bakitxhan Abdiroviq Sagintajev, transmeton koha.net
Me këtë rast, kryeministri serb ka theksuar se “Serbia e çmon jashtëzakonisht shumë qëndrimin e Kazakistanit, të kryetarit të këtij vendi Nursulltan Nazarbajev, për respektimin e integritetit territorial të Serbisë si dhe për votimin kundër të Kazakistanit për pranimin e Kosovës në UNESCO.”
Kjo, sipas Vuçiqit, tregon nivelin e lartë të marrëdhënieve Kazikastan – Serb.
Kryeministri serb, me bashkëpunëtorë po bisedon për zgjerimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve.