Loading…

KB Feronikeli përforcohet me një basketbollist amerikan

  • 03/12/2019 | 17:32

KB Feronikeli përforcohet me një basketbollist amerikan

Klubet kosovare të basketbollit vazhdojnë të përforcohen me basketbollistë të huaj. I fundit që ka sjellë lojtarë ndërkombëtarë është klubi i basketbollit, Feronikeli, transmeton Gazeta Metro.


Skuadra nga Drenasi është përforcuar me basketbollistin amerikan, Storey Kareem Rahman Sean, i cili së fundmi ka luajtur në ekipin CMS Medias Romania.

(Basketbollisti i ri i Feronikelit, Storey Kareem Rahman Sean).

Lojtari në fjalë mund të regjistrohet në Federatën e Basketbollit të Kosovës dhe të paraqitet për Feronikelin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtareve në FBK.

Me përforcimin e ri dhe lojtarët e tjerë, Feronikeli synon ta ketë një sezon të suksesshëm në Superligën e Basketbollit. /gazetaemetro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë