Loading…

kballe Huduti flet për rrënjët e islamit shiit në Kosovë: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

  • 21/11/2020 | 23:10

kballe Huduti flet për rrënjët e islamit shiit në Kosovë: Revolucioni islamik në Iran ishte pikë kthese për një grup njerëzish në Prizren

Ikballe Berisha Huduti ka lindur dhe shkolluar në qytetin e Prizrenit. Ka mbaruar Medresenë dhe më pas ka studiuar letërsi.


Ikballja për publikun në Kosovë njihet si mbështetëse e islamit shiit që kryesisht është i shtrirë në Iran e Irak.

Ajo së fundmi është përballur me drejtësinë në Kosovë për shkak të një statusi në Facebook pas vrasjes së një komandanti të lartë iranian nga forcat amerikane.

Në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala në RTV Dukagjini ajo thotë se me revolucionin islamik në Iran në vitin 1979 nga Ali Khomenei, një grup njerëzish në Prizren e kuptuan se feja islame është më e gjerë se ajo tradicionalja.

“Me këtë revolucion që ndodhi në Iran ne kuptuam se islami ishte pak më ndryshe. Ata nuk ndërruan fenë por menduan më ndryshe…Ishte një komunitet që menduam më ndryshe. Tarikatet në Kosovë edhe para meje e kanë njohur Ehli Bejtin”.

“Unë jam një myslimane si krejt Kosova por që e pasoj Ehli Bejtin…Në vitin 1994 për herë të parë kam qenë në Iran, në vitin 1995 isha në Arabi Saudite për të kryer haxhin. Dallimi ishte si dita me natën. Irani kishte civilizim të madh. Deri atëherë nuk kamë qenë pasuese e besimit që e kanë iranianët. Por letërsia e tyre sidomos më ka fjet në zemër”.

Huduti ka folur edhe për fotografinë e përfolur me ish-presidentin e Iranit, Mahmud Ahmadinajad.

“Isha në një simpozium ku kam përfaqësuar Kosovën dhe që kisha fituar medalje. Takimi me Ahmadinajadin ishte jo më shumë se tre minuta”, tregon më tej Ikballe Huduti.

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë