Loading…

KDI i bënë thirrje Qeverisë që të merret me murin tek Ura e Ibrit

  • 07/12/2016 | 17:14

KDI i bënë thirrje Qeverisë që të merret me murin tek Ura e Ibrit

Instituti Demokratik i Kosovës ka shprehur shqetësimin e saj për devijimin e projektit të dakorduar për revitalizimin e Urës së Mitrovicës në kuadër të dialogut Kosovë – Serbi, me ndërtimin e një muri në anën veriore të Mitrovicës.

Përmes një komunikate për media KDI, thotë se ura e Mitrovicës duhet të shërbej për të bashkuar qytetarët të cilët jetojnë në të dy anët e saj,  dhe çfarëdo ndarje përfshirë ndërtimi i mureve ndarëse është i papranueshëm. Veprime të tilla sipas KDI-së, po krijojnë konfuzion te qytetarët, po ngjallin ndjenjën e pasigurisë dhe të frikës si dhe po minojnë kredibilitetin e këtij procesi, transmeton gazetametro.net.

“Është kruciale që institucionet e vendit të rrisin transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarëve rreth marrëveshjeve të arritura në kuadër të dialogut Kosovë- Serbi dhe përmbajtjes së tyre”, thuhet në komunikatën e KDI-së.

KDI përmes kësaj komunikate i bën thirrje Qeverisë së Kosovës, në përputhje me obligimet që ka karshi qytetarëve, që të monitoroj nga afër zbatimin e marrëveshjeve të cilat dalin nga dialogu Kosovë- Serbi, të sqaroj sa më parë gjendjen e krijuar dhe të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që procesi i revitalizimit të urës së Mitrovicës të jetë në shërbim të lëvizjes së lirë të qytetarëve, mirëqenies së tyre, të bashkëjetesës ndëretnike dhe ofrimit të perspektivës për zhvillim të dy anëve të qytetit.

KDI kërkon nga Qeveria dhe Kuvendi që të jenë vigjilentë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi duke garantuar që marrëveshjet e arritura dhe zbatimi i tyre të jenë në përputhje të plotë me kushtetutën dhe ligjet e Republikës së Kosovës./gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë