Loading…

KDI mbështet konsensusin nacional për bisedimet me Serbi

  • 04/12/2018 | 22:34

KDI mbështet konsensusin nacional për bisedimet me Serbi

Duke konsideruar që dialogu Kosovë-Serbi është proces i cili është konsideruar si i pa alternativë, proces për të cilin të gjitha partitë politike kanë shprehur mbështetjen e tyre, ndërtimi i konsensusit të gjerë politik është imperativ për të përmbyllur procesin e dialogut dhe për të arritur një marrëveshje gjithpërfshirëse ndërkombëtare e cila respekton shtetin e Kosovës dhe sovranitetin e saj, nënvizon një komunikatë e Institutity Demokratik të Kosovës (KDI).

Ata e vlerësojnë si pozitive nismën e ndërmarrë nga Partia Socialdemokrate (PSD), për bashkërendimin e partive parlamentare nga pozita dhe opozita rreth ndërtimit të një qëndrimi unik shtetëror të Kosovës mbi fazën finale të procesit të dialogut.

“KDI vlerëson se draft rezoluta dhe projektligji i paraparë me këtë draft rezolutë janë dokumente të cilat mund të shërbejnë për përfshirjen e të gjithë spektrit politik dhe ndërtimin e konsensusit politik rreth dialogut me Serbinë, si një domosdoshmëri për të mbrojtur interesin e shtetit të Kosovës”, përcjellë gazetametro.net

KDI inkurajon partitë parlamentare në pozitë dhe opozitë të përfshihen në diskutime konstruktive për avancimin e këtyre dokumenteve duke ofruar qëndrimet e tyre. Partitë parlamentare duhet të bëjnë përpjekje serioze për nxjerrjen e një rezolute dhe ligji të dakorduar nga i gjithë spektri politik, duke respektuar kërkesën e qytetarëve të Republikës së Kosovës për unitet të gjerë në procesin e dialogut Kosovë-Serbi. /gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë