Loading…

“Kë do më shumë mamin apo babin” pse s’duhet t’ia bëni kurrë këtë pyetje një fëmije

  • 16/05/2021 | 10:48

“Kë do më shumë mamin apo babin” pse s’duhet t’ia bëni kurrë këtë pyetje një fëmije

Kjo pyetje, shkatërron këto dy elementë, besimin te të rriturit dhe për pasojë edhe edukimin.


Kë do ti më shumë mamin apo babin? Apo do nënën, se ajo të ka rritur” Kjo shprehje e tmerrshme, që përdoret nga të gjithë, madje është bërë edhe reklamë, vetëm e gjymton fëmijën, shkruan pediatrja Lira Gjika.

Prindër, mos ia bëni këtë pyetje fëmijës dhe mos lejoni të tjerët, t’a bëjnë këtë pyetje fëmijës tuaj. Fëmija është i vogël e janë të rrituar që duhet ta duan, madje e kanë për detyrë. Ajo, që është më dramatike tek i rrituri, qëndron te fakti që është i pavetëdijshëm për pyetjen, transmeton lajmi.net.

Kur i pyet të rriturit, se çfarë qëllimi ka kjo pyetje? Ai, i rrituri, ngre supet dhe thotë shprehjen, e pakuptimtë, “Ja, ashtu kot”.

Fëmija i vogël ende nuk i di fjalët, nuk u di kuptimin dhe kur i bëhet një pyetje, ajo vetëm e shqetëson. E para nuk e kupton, e dyta, ai fëmija e di, që duhet ta duan, mami, babi, gjysherit, që ai duke u rritur të sillet si ata, po kur të rritet, jo tani që është i vogël.

Njerëzorja, të nderuar të rritur, nuk është gjë e lindur, ajo mësohet dhe zhvillohet nëpërmjet edukimit dhe sigurisë.

Kjo pyetje, shkatërron këto dy elementë, besimin te të rriturit dhe për pasojë edhe edukimin, si njeri i përgjegjshëm e qytetar.

Kjo pyetje, e vendos fëmijën në dilemën e rëndë të zgjedhjes. Dhe për fat, fëmija nuk ka ende mekanizma as për të kuptuar se çfar i pyetet dhe as për tu përgjigjur.

Edhe një gjë, kujtoni veten kur duhet të zgjidhni, sa të vështirë e keni. Atëherë, si i kërkoni fëmijës të bëjë një gjë, që edhe për ju të rritur, është e vështirë?

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë