Loading…

Keanu Reeves befason me vizitë restorantin shqiptar në Zvicër

  • 22/09/2023 | 11:04

Keanu Reeves befason me vizitë restorantin shqiptar në Zvicër

Aktori i njohur Keanu Reeves, ka qëndruar për vizitë në Zvicër, më konkretisht në Winterthur, me ftesë nga ish-motoristi Eskil Suter, për një ngjarje të sponsorizuar.


Megjithatë, veçantia e vizitës së Reeves në këtë vend është se zgjodhi një restorant shqiptar për të ngrënë.

Më saktësisht në restorantin “Landenberg ”, ku pronari Vesel Veseli, fillimisht nuk e kishte njohur aktorin, pasi siç tha ai, nuk e kishte menduar asnjëherë se një ylli i hollivudit do ta vizitonte lokalin e tij.

“Në fillim askush nuk e njohu”, është shprehur për gazetën zvicerane Blick, Veseli.

“Reeves ishte ulur në një tavolinë me stafin e tij dhe nuk tërhoqi vëmendjen”.

“Ka porositur një picë në të dyja ditët, ka pirë një apo dy birra dhe ka pirë pak verë”, theksoi Veseli.

Por ylli i Hollivudit nuk e ka paguar. Siç tregon Veseli, Eskil Suter e merrte gjithmonë faturën.

“Ishte shumë me këmbë në tokë”, potencoi Veseli për Reeves.

Përndryshe, Reeves është bërë i famshëm me rolet e tij në filmat si “John Wick”, “Matrix” dhe “Speed”.

Reeves tashmë e njeh shumë mirë Zvicrën. Në vitin 2019 ai vizitoi panairin zviceran të motoçikletave Swiss-Moto. Në atë kohë ai kishte treguar pasionin që kishte për motoçikletat. /Klankosova.tv.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë