Loading…
Keanu Reeves: E di çfarë ndodhë pas vdekjes |PAMJE
  • 16/05/2019 | 10:55

Keanu Reeves: E di çfarë ndodhë pas vdekjes |PAMJE

Aktori Keanu Reeves para do kohe ka qenë mysafir i emisionit “The Late Shoë” të Stephen Colbertit dhe ka prezantuar realizimet në të cilat po punon, por në një çast biseda është kthyer kah filozofia e vdekja, transmeton Gazeta Metro.


“People” bën të ditur se, pasi që Reeves ka paraqitur mendimin e tij shumë të thjeshtë për vdekjen, moderatori ka heshtur për dhjetë sekonda. Reeves ka shpjeguar përfundimin e filmit “Bill & Ted”, në të cilin nga dy personazhet kryesorë dhe zotësisë së tyre për të shkruar një vjerdhë varet e tërë bota. “Nëse nuk ia dalin, ky është fundi i tërë gjithësisë, ky është fundi i kontinuuimit kohë-hapësirë”, ka thënë ai.

Moderatori pastaj e ka pyteur se çfarë mendon se ndodh pas vdekjes. Aktori ka menduar dhe është përgjigjur: “E di se do t’i marrë malli shumë ata, të cilët na duan”.

Përndryshe, aktori i njohur ka përjetuar humbjen e njerëzve të dashur. Babai e ka lënë kur ka qenë vetëm tre vjeç, kështu që shpesh është shpërngulur me familje dhe i ka ndryshuar së paku katër shkolla të mesme. Atëherë ka vuajtur nga disleksia, shrregullim i vëmendjes.

Në vitin 1993 i ka vdekur nga doza e tepërt miku i tij River Phoenix, për të cilin thotë se mendon shumë.

Në vitin 1998 e gjen edhe një tragjedi. Me të dashurën e tij Jennife Syme po e prisnin një fëmijë, por beben e humbin në muajin e tetë të shtatzanisë. Kjo pason me ndarje, ndërsa një vit e gjysmë më vonë Jennifer vdes në aksident trafiku.

Është pak i njohur fakti se Reeves është kujdestar i ligjshëm i motrës së tij, të sëmurë nga leukemia. Gjatë luftës së saj me sëmundjen e rëndë, aktori ka inicuar shumë aksione humanitare dhe ka dhuruar shuma të mëdha për spitalet e fushatat me këtë qëllim./gazetametro.net

Më të fundit
Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +386 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë