Loading…

KEDS familjarizoi nxënësit me pajisjet për Siguri dhe Shëndet në Punë

  • 26/10/2022 | 17:20

KEDS familjarizoi nxënësit me pajisjet për Siguri dhe Shëndet në Punë

Me qëllim të familjarizimit me pajisjet për Siguri dhe Shëndetin në Punë, menaxherët e KEDS kanë mbajtur një ligjëratë për nxënës në SHFMU “Elena Gjika”, në Prishtinë. Ligjërata ishte e karakterit njoftues me pajisjet mbrojtëse, rreziqet nga energjia elektrike, siguria dhe shëndeti në punë në përgjithësi.


Përpos prezantimit ku nxënësit janë përfshirë duke bërë pyetje rreth sigurisë dhe shëndetit, ky aktivitet u përcoll edhe me demonstrim të pajisjeve mbrojtëse te nxënësit, ku ata patën rastin që të informohen më shumë si dhe t’i shohin nga afër disa shembuj të thjeshtë se si të mbrohemi ndaj rreziqeve nga energjia elektrike.

Dy trajnerët nga KEDS, Fatbardha Mehani dhe Burim Islami u shprehën se ligjërata të tilla informuese janë tejet të nevojshme për të gjithë.

“Shumë të lumtur që gjithë profesionalizmin tonë në raport me sigurinë dhe shëndetin në punë, po e ndajmë me nxënës të mrekullueshëm dhe tejet të etur për dije. Ligjërata të tilla, ndihmojnë jashtëzakonisht shumë në përgatitjen e tyre për kujdes të shtuar ndaj secilës situatë që në moshë të hershme. Është mbresëlënëse interesimi i nxënësve në këtë aspekt, dhe padyshim që ne si kompani jemi të hapur për bashkëpunime të tilla siç është edhe kjo me Iniciativën Kosovare për Stabilitet”, thanë ata.

Mes tjerash, menaxherët nga KEDS treguan se nxënësit ishin shumë të interesuar dhe entuziastë për të mësuar më shumë rreth pajisjeve që kishin para tyre.

Ky është viti i katërt radhazi që KEDS po shënon Javën Evropiane për Siguri dhe Shëndet në Punë, e cila shënohet çdo vit në mbarë Evropën.

KEDS është kompani e përkushtuar në avancimin e kushteve sa më të mira për punonjësit tanë. Përveç Qendrës së Trajnimeve që është funksionale që nga viti 2018, KEDS është e licencuar për ofrimin e kualifikimeve profesionale për siguri dhe shëndet në punë.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë