Janë 92 punëtorë që do të detyrohet t’i kthej në punë kompania turke, KEDS, pasi kishte marrë vendim t’i largonte me arsyetimin e shuarjes së departamentit.
Edhe Shkalla e Dytë e Inspektoratit të Punës, ka vendosur në favor të punëtorëve të KEDS-it, që u larguan nga kjo kompani kohë më parë.
Kësisoj, KEDS obligohet të kthej në vendin e tyre të punës 92 punonjës. Në vendim thuhet se “refuzohet si e pabazuar ankesa e subjektit në procedurë SH A ‘KEDS’”, ndërsa “vërtetohet vendimi i Organit të Shkallës së Parë të IP-së“, i cili ishte në favor të punëtorëve që KEDS i largoi nga puna./ gazetametro.net