Loading…

KEDS po bën me rrjet nëntokësor rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

  • 30/04/2021 | 17:16

KEDS po bën me rrjet nëntokësor rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë

KEDS ka filluar projektin investiv në rrugën Muharrem Fejza në Prishtinë, ku së shpejti shtyllat dhe kabllot ajrore do të largohen përfundimisht nga aty.


Përgjatë distancës 4km që përshkon ketë rruge së bashku me rrugica, rrjeti elektrik do të vendoset nën tokë. Tashmë ka filluar procesi i hapjes së kanaleve në të cilat do të vendosen gypet përmes së cilave do të kalojnë kabllot nëntokësore e që do të furnizojnë konsumatorët e asaj ane.

Punimet të cilat filluan ditë më parë janë duke u zhvilluar me dinamikë të lartë të punës dhe të njëjtat pritet të përfundohen deri në fund të Qershorit.

KEDS në disa lagje të kryqytetit ka vendosur rrjetin nëntokesor në kuadër të mega projektit investiv në Prishtinë, vlera e të cilit kap shifrën prej rreth 17 milion eurosh e që parasheh largimin e mbi 2500 shtyllave elektrike të Tensionit të Ulët dhe vendosjen nën tokë të 90% të rrjetit të Tensionit të Mesem.

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë