Loading…

KEDS thekson se njehsorët matin saktë konsumin, ndërrimi i tyre veprimtari e rregullt

  • 04/04/2026 | 17:18

KEDS thekson se njehsorët matin saktë konsumin, ndërrimi i tyre veprimtari e rregullt

Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike (KEDS) njoftoi në komunikatë për media se rreth ndërrimi të orëve të energjisë elektrike që po ndodh në vend si një veprimtari e zakonshme dhe e vazhdueshme e saj, transmeton Gazeta Metro.


Siç njoftojnë KEDS, këto punë kryhen në përputhje me planin për investime që është miratuar nga Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRrE) dhe nuk lidhet vetëm me zhvillimet e përiudhës së fundit.

“Bazuar në operacionet shumëvjeçare, ndërrimi i njehsorëve dhe aktivitetet tjera operative realizohen rregullisht nga KEDS, përfshirë edhe ditët e shtuna, dhe nuk lidhen vetëm me këtë periudhë apo ditët e fundit. Këto procese zhvillohen në përputhje me planin e investimeve të miratuar nga ZRRE. Qëllimi ynë është përmbushja e planit vjetor për zëvendësimin e njehsorëve, i cili zbatohet nga ekipet tona dhe kontraktorët e angazhuar, duke garantuar digjitalizimin e sistemit matës”, theksohet në komunikatën e KEDS.

KEDS më tej e nënvizon se “ndërrimi i njehsorëve nuk ka asnjë lidhje me pretendimet që po qarkullojnë në opinion” duke shpjeguar se tashmë inspektimet e kryera nga autoritetet kompetente pas raportimeve kanë vërtetuar se nuk kanë gjetur devijime në matjet e shpenzimit të energjisë nga klientët.

“Njehsorët janë ndërruar dhe do të vazhdojnë të ndërrrohen në mënyrë të vazhdueshme, sipas planifikimit.𝐒𝐢𝐜̧ 𝐞̈𝐬𝐡𝐭𝐞̈ 𝐛𝐞̈𝐫𝐞̈ 𝐞 𝐝𝐢𝐭𝐮𝐫 𝐞𝐝𝐡𝐞 𝐧𝐠𝐚 𝐌𝐢𝐧𝐢𝐬𝐭𝐫𝐢𝐚 𝐞 𝐈𝐧𝐝𝐮𝐬𝐭𝐫𝐢𝐬𝐞̈, 𝐍𝐝𝐞̈𝐫𝐦𝐚𝐫𝐫𝐞̈𝐬𝐢𝐬𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐓𝐫𝐞𝐠𝐭𝐢𝐬𝐞̈, 𝐞 𝐜𝐢𝐥𝐚 𝐩𝐨 𝐤𝐫𝐲𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐫𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐩𝐞̈𝐫𝐤𝐚𝐭𝐞̈𝐬𝐞, 𝐧𝐣𝐞𝐡𝐬𝐨𝐫𝐞̈𝐭 𝐦𝐚𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐚𝐤𝐭𝐞̈ 𝐤𝐨𝐧𝐬𝐮𝐦𝐢𝐧 𝐞 𝐞𝐧𝐞𝐫𝐠𝐣𝐢𝐬𝐞̈ 𝐞𝐥𝐞𝐤𝐭𝐫𝐢𝐤𝐞, 𝐧𝐝𝐞̈𝐫𝐬𝐚 𝐝𝐞𝐯𝐢𝐣𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐦𝐮𝐧𝐝𝐬𝐡𝐦𝐞 𝐥𝐢𝐝𝐡𝐞𝐧 𝐯𝐞𝐭𝐞̈𝐦 𝐦𝐞 𝐝𝐚𝐭𝐞̈𝐧 𝐝𝐡𝐞 𝐤𝐨𝐡𝐞̈𝐧”, thuhet në reagim./gazetametro.net

 

MINTI gjeti ‘devijime’ në njehsorët e KEDS por matja e energjisë rezulton e saktë, përmend gjoba

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë