Loading…

KEDS’i po plaçkit qytetarët

  • 29/12/2016 | 17:05

KEDS’i po plaçkit qytetarët

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut, ka reaguar ndaj një vendimit të KEDS-it, i cili i ka penguar qytetarët që ta paguajnë me kartelë energjinë elektrike të shpenzuar. KLMDNJ thotë se është në vullnetin e qytetarit – konsumatorit se si do ta bëjë pagesën, me kartelë apo me para të gatshme, e jo t’i nënshtrohet shantazhit të KEDS – it që haptazi i mohon ligjet e Kosovës.


Këshillit për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut në Prishtinë i janë drejtuar qytetarë të cilëve u është mohuar pagesa e faturave për rrymën e shpenzuar me kartela bankare dhe nga ata është kërkuar që faturat të paguhen me para të gatshme.

Ajo përmes një reagimi e ka bërë të ditur këtë gjë.

Në reagim thuhet se edhe më herët ka reaguar ndaj parregullësive që KEDS-i i ka bërë ndaj qytetarëve, dhe se KEDS- ndaj konsumatrëve të saj edhe ka fryrë faturat tej mase dhe duke i maskuar këto fryrje me tarifa ndëshkuese.

”KMDLNj, në Prishtinë edhe më herët ka reaguar në parregullsitë që po i bënë KEDS ndaj konsumatorëve duke i fryrë faturat tej mase dhe duke i maskuar këto fryrje me tarifa ndëshkuese dimërore mirëpo Komisioni përkatës i Kuvendit të Kosovës nuk ka reaguar fare në mbrojtje të konsumatorit ndërsa ZRRE është bërë aleat i KEDS – it në plaçkitjen e pamëshirshme që ua bënë KEDS – u qytetarëve të Kosovës për më keq shtresës më të rrezikuar të shoqërisë, përfituese të ndihmës sociale”, thuhet në njoftim, shkruan gazetametro.net.

KMDLNj e gjykon këtë veprim të KEDS – it si diskriminim të konsumatorit dhe njëkohësisht konsideron se po bëhet përpjekje të inkurajohet mënyra informale e pagesës prandaj fton organet përkatëse që seriozisht ta trajtojnë këtë rast duke ndërmarrë masa ndaj atyre që e kanë urdhëruar dhe e kanë zbatuar këtë kushtëzim për mënyrën e pagesës.

”Derisa në shumicën e vendeve evropiane pagesat me kartela bankare janë shndërruar në një standard, në vendet që ende nuk ka rregulla të përcaktuara për mënyrën e pagesës stimulohen ata që bëjnë pagesa me kartela bankare, në Kosovë po kërkohet të bëhen pagesa jashtë sistemit bankar duke i mohuar kartelat bankare dhe duke e kushtëzuar që pagesa të bëhet me para të gatshme sepse kështu paskan kërkuar “padronët?? ? e KEDS–it nga Turqia shkaku se u duhet paraja kesh dhe nuk kanë kohë të presin transaksionet bankare”, thuhet në reagimin e KEDS./Gazetametro.net

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë