Loading…

Kejvina Kthella: Më pëlqen mirëqenia më shumë se materializmi, sheikët nuk i dua

  • 03/12/2022 | 16:00

Kejvina Kthella: Më pëlqen mirëqenia më shumë se materializmi, sheikët nuk i dua

Njëra ndër modelet më të komentuara është Kejvina Kthella, se fundi ajo ka shpalosur detaje nga jeta personale.


Modelja ka bërë të ditur se pak impresionohet nga paratë tek meshkujt, ndërsa ka zbuluar se ka qenë në një lidhje dashurie me një djalë që nuk qëndronte mirë ekonomikisht.

“Kam pasur një lidhje me dikë që ka qenë pa punë. Me lekë nuk e kam mbajtur, por e kam ndihmuar. Kjo lidhje ka qenë pasi jam bërë e njohur. Nuk ka zgjatur shumë, kushedi pse (qesh). Ishte shumë i bukur. Më ndjekin hallet, se më pëlqejnë ‘bad-boys’”, ka thënë modelja në një intervistë për “Goca Gra”.

Pos tjerash, duke folur rreth mashkullit ideal për të, ajo i ka treguar disa prej karakteristikave që janë primare për të.

“Duke u bazuar te vetja ime, më pëlqen shumë pamja e jashtme. I gjatë, bjond. Gjatësinë e kam pak problem. Sheik jo. Mua më pëlqen mirëqenia sesa materializmi. Do më pëlqente të kisha dikë që ka njëfarë pozite, gjërat e tjera janë plus. Janë shumë faktorë që duhet të plotësojë”, shtoi ajo./Lajmi

Të tjera
Materialet në dispozicion në këtë faqe janë pronë e portalit Gazeta Metro. Ato janë të mbrojtura në bazë të së drejtës së autorit sipas ligjeve në fuqi. Ju mund të përdorni këtë faqe interneti, dhe materialet e kësaj faqeje, për përdorimin tuaj personal, jo-komercial, me kushtin që të mos cënoni të drejtën e autorit.

Privacy Policy
Kontakti:
Tel: +383 49 576 111
e-mail: [email protected]
[email protected]
Adresa: Rr. Tringë Smajli, Nr. 16
Prishtinë 10000
Kosovë